Festivali mbarëkombëtar i Komedisë po mban të mbërthyer pas skenës artistët më të mirë nga të gjitha trevat shqiptare. Teatri i Korçës erdhi këtë edicion në natën e katërt të festivalit të Komedisë me “Kopracin” e Molierit, nën regjine e Dhimitër Orgockes, i cili ngjiti në skenë një Harpagon 93-vjecar.

Falë fuqisë se tij të aktrimit, fuqisë së brendshme shpirtërore, në mimikën ekspresive, Koço Qendro solli një nga shëmbëlltyrat më të suksesshme të Harpagonit.

E veçanta e kësaj natë ishte një ekspozitë në hollin e teatrit nga të dënuarit e burgut të Drenovës të cilët shfaqen prezencën e tyre me anë të pikturave të cilat ishin kryesisht dedikime për familjarët e tyre.

Festivali mbarëkombëtar i komedisë do të vijojë shfaqjet me trupat nga Prishtina, Elbasani dhe Shkodra ndërsa është konceptuar si një garë nga ku trupat profesioniste do të marrin vlerësime në natën e fundit, nga një juri, me emrat më të spikatur të kulturës kombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: