Nga 16 punëtorë në kopshtin zoologjik të Shkupit, katër që kujdeseshin për zogjtë në të u vunë nën kontroll shëndetësor

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut  mbyllën sot kopshtin zoologjik të Shkupit, pas një incidenti me një patë të ngordhur në një pellg të kopshtit zoologjik, e cila pas kontrollit laboratorik nga Shkolla Veterinare e Universitetit të Shkupit u konstatua se kishte ngordhur nga gripi i shpendëve.

Nga 16 punëtorët në kopshtin zoologjik të Shkupit, katër që kujdeseshin për zogjtë në të janë vënë nën kontroll shëndetësor.

“Për të parandaluar sëmundjen dhe përhapjen e saj jashtë kopshtit zoologjik te kafshët dhe njerëzit, është e ndaluar hyrja dhe dalja e kafshëve nga kopshti zoologjik dhe prania e njerëzve (vizitorëve) në kopsht. Masat do të jenë të vlefshme për 21 ditë, duke filluar nga sot, kohë gjatë së cilës edhe kopshti zoologjik do të jetë i mbyllur për vizitorë”, thuhet në njoftimin e autoriteteve shëndetësore të Maqedonisë së Veriut.

Për arsye parandaluese dhe për të shmangur mundësinë e përhapjes së sëmundjes te kafshët e tjera, në kopshtin zoologjik në Shkup kanë ngordhur një numër i shpendëve, njoftuan edhe autoritetet shëndetësore.

Kopshtin zoologjik të Shkupit çdo ditë e vizitojnë një numër i madh vizitorësh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb