SHBA – Një histori e kohëve të fundit tregon se si një vajzë 8 vjeçe në SHBA merrte rregullisht dhurata nga korbat, si shenjë falënderimi që i ushqente ata.

Lynn Witte nga SHBA gjithashtu ka një korb, që i sjell asaj dhurata. “Unë e kam adoptuar, – rrëfen ajo, – një zog sorre që kur isha fëmija, një zog të vogël që ishte plagosur. Me përkëdheli e quajta Sheryl. Vazhdimisht jam kujdesur për të, e kam shëruar këmbën e saj të plagosur, e kam inkurajuar të fluturojë. Unë rashë në dashuri me këtë krijesë të bukur dhe të zgjuar.

Gjatë verës, ajo u rrit dhe nisi të fluturonte, derisa një ditë erdhi tek unë me një dhuratë! Ishte një copëz e një lodre të verdhë, që ajo ma dorëzoi me shumë ceremoni dhe pavarësisht kundërshtive të mia, nuk pranoi ta kthente atje ku e kishte marrë. Kështu, herë pas here, ajo më befason mua me dhuratat që gjen, siç ishte për shembull një figurinë e vogël e Santa Klausit. Por ajo më sjell dhe tapa shishesh, vida, grepa peshkimi si dhe pendë zogjsh – por asnjëherë ushqime apo kafshë të ngordhura.

Sheryl-ës i pëlqejnë ushqimet që i jap,- përfundon Witte, – vezë, djathë, proshutë, patate, boronica, shalqi, bizele e karrota dhe po ashtu i pëlqen të luajë duke fshehur gurë dhe objekte me shkëlqim.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb