KORÇË
Reshje të shumta dëbore në qarkun e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanËeb” se për shkak të reshjeve kanë nisur edhe problemet e para, kryesisht në lëvizje.
Në të gjithë qarkun ka pasur reshje bore gjatë natës së kaluar dhe temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.
Në Dardhë trashësia e borës shkon në 40 cm, ndërsa në zonat e tjera janë regjistruar 15-20 cm reshje bore.
Si pasojë e uljes së temperaturave në disa akse ka prezencë akulli. Në aksin Korcë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafa e Qarrit lëvizet vetëm me zinxhirë.
(BalkanWeb)