Në Qarkun e Korçës, gjatë ditës së djeshme dhe natës ka pasur reshje dëbore me intensitet deri mesatar në të gjithë territorin të shoqëruar dhe me erë, trashësia e dëborës varion 10 deri 25 cm në zonat malore.

Nisur nga situata e krijuar, subjektet kontraktore kanë qënë në gatishmëri duke kriposur dhe mirëmbajtur akset kryesore nacionale e turistike, për rrjedhojë është mundësuar qarkullimi normal dhe pa probleme në këto akse.  Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse dhe të shesheve në qëndrat e qyteteve, nga ana e tyre nuk raportohen problematika.

Si rezultat e erës ka ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në Njësinë Administrative Udënisht e Buçimas, Bashkia Pogradec, fshati Orman-Çiflig, Njësia Admin. Bulgarec dhe fshati Dardhë në Njësi. Admin. Mollaj Bashkia Korçë, si dhe në fshatrat Dolenac, Mjaltas, Besmirë të njës. Adm.Gorë, Bashkia Maliq.

Pa energji elektrike janë edhe 12 fshatrat e Njës.Admin. Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Agjenc.Elekt. Përrenjas.

Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve.  Institucioni i Prefektit dhe strukturat e EC janë duke e monitoruar situatën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb