Qytetarët e Korçës dhe zonave përreth, protestojnë në qëndër të qytetit dhe në sheshin përpara bashkisë, duke ngritur zërin për gjendjen e vështirë që po kalon çdo qytetar sot.


Megjithëse një nga zonat më prodhuese në vend, fermerët korçarë, janë të falimentuar, për shkak se gjendja ekonomike e popullsisë është gjithnjë e më në rrënim dhe nuk ka konsum. Për pasojë, ata thonë se janë të detyruar ti hedhin prodhimet bujqësore, ndërsa qeveria i ka lënë jashtë çdo skeme subvensionoi. Në mungesë të subvencioneve, mallrat e importit janë duke e falimentuar fermerin dhe biznesin shqiptar. Qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, po marshojnë në rrugët e qytetit, duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe bashkisë së Korçës:
Prodhimet po i hedhim. Nuk ka treg. Nuk kanë njerëzit lekë me ble.
Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.
Qeveria nuk na jep asnjë subvencion. Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët.
Në Shqipëri sot ska punë, ska mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.
Njerëzit janë te papunë, po ikin te rinjtë. Qytetet dhe fshatrat po braktisen nga të rinjtë.
Kemi me pak lekë, nuk mbyllim dot muajin, çmimet janë rritur pas rritjes se taksave.
Po na helmojnë me TEC-in që duan të ndërtojnë.
Duhet te protestojmë ne Tiranë me 16 Shkurt. Te gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë.

Ebb65f5f 9f50 45a6 A854 692d2810754d
Ebb65f5f 9f50 45a6 A854 692d2810754d

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: