Tirana do të luajë ditën e shtunë një nga ndeshjet më delikate në Korçë, por, ndaj Skënderbeut, bardheblutë numërojnë vetëm 4 fitore në 15 vitet e fundit. Nga 22 lojëra të zhvilluara në stadiumin “Skënderbeu”, qartësisht është shumë në avantazh skuadra vendëse, e cila, nga 22 takime, ka fituar dhjetë, ka barazuar tetë dhe ka humbur katër prej tyre.

FITORET – Për të gjetur një fitore të Tiranës në Korçë, duhet të kthehemi pas në kohë, më saktë, më 10 prill 2022. Asokohe Tirana e Orges Shehit fitonte 4-0 ndaj korçarëve. Një trevitësh shterpësi ndaj Skënderbeut në trasfertë, që përkthehet me mungesën e pikëve në renditje. Edhe këtë sezon, Tirana ka fituar dy ndeshjet e saj brenda, 2-1 dhe 1-0, por është barazuar në transfertë. Në 15 vite kampionat, Tirana dhe Skënderbeu janë përballur 45 herë, ku 16 janë fitoret e Tiranës, 14 janë barazime dhe 15 janë fitoret e Skënderbeut. Nga shifrat, del se Tirana dominon në shtëpinë e saj me 12 fitore. Tabuja “fushë” është goxha e sikletshme, por jo më shumë se vendësit. Korçarët nuk fitojnë një ndeshje me Tiranën në shtëpi prej 23 nëntorit 2019. Pra, më shumë se 5 vite që në shtëpi nuk festojnë ndaj bardhebluve, por janë të abonuar me barazimet.

MBROJTJA – Edhe Tirana e këtij sezoni ka një nga mbrojtjet më të këqija të historisë së bardhebluve për golat e pësuar. Skuadra e Bledi Shkëmbit në këtë kampionat gjatë 33 javëve ka pësuar 42 gola ka shënuar një rekord negativ. Konsiderohet ekipi i pestë më i keq i historisë për golat e pësuar. Nëse Tirana e vitit 1947 ka pësuar 50 gola, kjo Tiranë ka pësuar 42 gola dhe është katër gola nga rekordi negativ absolut. Një skuadër që nuk po tregon veten në fushën e lojës, ku mbrojtja ka qenë pika më e dobët e saj.

Në fakt, Tirana mund të shënojë rekordin e zi nëse pëson edhe tetë gola të tjerë. Tirana duhet të themi së pëson 1.27 gola për ndeshje. Një mesatare shumë e lartë për një skuadër futbolli. Në lidhje mes golave të pësuar dhe ndeshjeve, Tirana 2023-2024 ishte mbrojtja e katërt më e keqe. Më para saj, Tirana e vitit 1947 me 3.13 gola të pësuar për takim. Më pas, Tirana e 1951 me 1.73 gola, Tirana e 1950-tës me 1.50 gola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb