Për të dytin vit radhazi në qytetin e Korçës organizohen Ditët e Fotografisë Gjon Mili.

Në këtë festival që mban emrin e fotografit legjendar të Life Magazine, Gjon Mili, i lindur në qytetin e Korçës, marrin pjesë 30 fotografë nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Ekspozita “ Përtej kaosit” u organizua ditën e djeshme tek Shtëpia e Flamurit, ndërsa ekspozita “Diversiteti Ballkanik” organizohet sot tek Biblioteka e re.

Në nder të fotografit legjendar në Korçë ka çelur dyert edhe muzeu më i ri “Gjon Mili”, një tjetër atraksion kulturor për qytetin.

Muzeu i “Gjon Milit”, i kushtohet figurës së fotografit korçar që ka prekur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë.

Në Muzeun e rikonstruktuar janë ekspozuar 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për të, ekspozitorë me elementë nga jeta e tij, apo e kohës që jetoi. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb