Një 55-vjeçar është gjendur pa shenja jete brenda një kamioni në fshatin Barç të Korçës.
Nga informacionet paraprake dyshohet se ky shtetas mund të ketë pësuar infarkt, i cili i ka marrw jetwn.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë po transportohet drejt morgut në qytetin e Korçës për ekzaminim të mëtejshëm.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në fshatin Barç, Korçë, në ambientet e një subjekti, në sediljen e shoferit të kamionit që drejtonte është gjetur i pajetë shtetasi Sh. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 55- vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.