Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Korçës. Një person ka vrarë veten me armë zjarri, vetëm pak orë pas vrasjes së emigrantit 57-vjeçar.

Burime thonë për “BalkanWeb” se viktima është kunati i 57-vjeçarit Gramoz Nako, që u gjet mbrëmjen e kaluar i pajetë në banesë nga familjarët. Mësohet se në momentin që ka shkuar policia për ta shoqëruar për vrasjen e djeshme, 71-vjeçari është mbyllur në dhomë dhe ka vrarë veten.

Viktimë ka mbetur shtetasi Sefedin Zenellari, i cili dyshohet autori i vrasjes së kunatit të tij, 57-vjeçarit Gramoz Nako, që jetonte në SHBA, por ishte kthyer në vendlindje për pushime.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: