KORÇE-Nga strukturat Kundër Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Korçë, sot u bë e mundur finalizimi me sukses i operacionit “Mitropolia”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e 49 (dyzetë e nëntë) doza me peshë 12.4 gr, të dyshuara lëndë narkotike heroine si dhe arrestimi në flagrancë shtetasve :


1. Thimaq Thoma Mita, vjec 22, banues në lagjen 3,
2. Vasjan Guri Naum, vjec 23 , banues në lagjen 3,
3. Ergys Eugen Goskova, vjec 19, banues në lagjen 7, si dhe u shpall në kërkim shtetasi O.P, banues në lagjen 3.
Arrestimi I tyre u be pasi në lagjen “ 3”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që kishin në përdorim të katër shtetasit, ne ambjentet e brendeshme iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale personave të mësipërm :
• 49 (dyzetë e nëntë) doza me peshë 12.4 gr, të dyshuara lëndë narkotike heroinë.
• 238.100 lekë të reja.
• 20 euro.
• 10 dollar.
• 7 aparate telefonike celular. Po vazhdon puna për kapjen e autorit të katërt, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Gjithashtu në lokalin që kishin në përdorim të katër shtetasit u kostatua dhe lidhje të paligjshme për vjedhjen e energjise elektike.


(a.n/BalkanWeb)


Etiketa: