KORÇË

Protesta e studentëve vijon edhe në qytetin juglindor të Korçës, të cilët  kërkojnë  përgjysmimin e tarifave të shkollimit.

Përmes një marshimi, ata janë nisur drejt qendrës së qytetit duke kërkuar me ngulm ndaj autoriteteve përmirësimin e kushteve.

 

Krahas Korçës, protesta vijon në Tiranë, Elbasan, ndërsa studentët e Durrësit dhe të Universitetit Bujqësor janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e organizuar.

Me pankarta në duar dhe me mbishkrimet “Kundër Provimeve me Konçesione si dhe “Viti 1990 po kthehet”, studentët e Universitetit të Korçës, “Fan Noli” kanë mbushur rrugët në qytetin juglindor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: