KORÇË- Blutë e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 62-vjeçar pasi shqetësonte në telefon një grua, të cilës i kërkonte të lidhej me të.
Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë, pohojnë se të martën u bë kapja në flagrancë i shtetasit Bedri Çipi, 62 vjeç, banues në fshatin Dishnicë.
Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja R.N., 56 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, deklaron se prej dy muajsh shqetësohej nga 62-vjeçari nëpërmjet telefonit, duke i kërkuar të lidhet me të. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb