KORÇË – Tre ish-drejtues të ALUIZNI-it në Korçë janë dërguar për ndjekje penale nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas kontrollit që ky institucion ka kryer në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Legalizimit në Korçë për periudhën janar 2012 – shtator 2014.

Inicialet e tyre janë janë: E.P. dhe K.K me detyrë ish-Drejtorë dhe A.T. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit të Legalizim/Urbanizim për “Shpërdorim detyre”

KLSH konstatoi në 11 raste se ndërtimet informale janë legalizuar në zonë Arkeologjike, brenda Qendrës Historike të Qytetit të Korçës, zonë në të cilën nuk lejohet legalizimi i ndërtimeve pa miratim të Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Në 15 raste, ndërtimet informale janë legalizuar edhe pse ndërtimi i tyre ka prekur e cënuar strukturat rrugore ekzistuese; mbi instalimet e kolektorëve të ujësjellës kanalizimeve.

Në 16 raste, legalizimi i ndërtimeve informale është kryer në kushtet kur subjekti ka kryer ndryshim destinacioni dhe funksioni me dëme ekonomike.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb