KORÇË – Një 41-vjeçare nga fshati Bulgarec i Korçës është marrë në mbrojtje të menjëhërshme nga policia për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar ndaj saj, djali 17-vjeçar.

Policia e Korçës njoftoi se ka nisur edhe procedimin penal në gjendje të lirë për të birin 17-vjeçar me iniciale Xh.M, i cili përveçse e ka dhunuar, edhe e ka kanosur nënën e tij.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: