KORÇË

Një 39 vjecar është arrestuar mbrëmjen e së premtes në Korçë, ndërsa qëllonte me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetasi.

Blutë e Korcës thanë se në pranga është 39-vjecari me inicialet E.A, i cili qëllonte me armë gjahu të cilën e mbante pa leje në drejtim të banesës së një shtetasi. Policia është njoftuar përmes një telefonate në komisariat, e cila denonconte se një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje.

Arma

Njoftimi i plotë:

Qëllon me armë gjahu të cilën e mbante pa leje në drejtim të banesës së një shtetasi, arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar.

Sekuestrohet arma e gjahut tip çifte, me municion luftarak.

Mbrëmjen e djeshme, në nr 129 të Policisë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 7 në Korçë, një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje.

Falë vlerësimit në kohë të informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar menjëherë në adresën e denoncuar ku kapën në flagrancë shtetasin E.A, banues në Korçë, i cili për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të oborrit të banesës së shtetasit D.K.

Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi iu sekuestrua 1 armë gjahu tip çifte me fishekë.

Shtetasi E.A, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”) u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; “Prishja e qetësisë publike”; “Kanosja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb