KORCE– Një person është vënë në pranga nga Policia e Korçës dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë një tjetër, pasi akuzohen për veprën penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

· Pajtim Myrtollari, 55 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë specialist pranë Drejtorisë së Peshkimit Korçë, koordinator i një subjekti politik)

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 25.06.2017 ky shtetas, është kapur duke shpërndarë shuma lekësh me qëllim blerjen e votës, deri në 200.000 lekë të vjetra për një subjekt të caktuar politik.

Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

· R.D, 61 vjeç, banues në Korçë (me detyrë koordinator i një subjekti politik)

Procedimi ndaj tij filloi pasi, më datë 25.06.2017, këtij shtetasi në lagjen nr 6 në Korçë, në automjetin e tij me targa AA240KI, i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 170.000 lekësh të vjetra, të cilat dyshohen se do përdoreshin për pagesat e zgjedhësve dhe komisionerëve të këtij subjekti.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë lidhur me veprën penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: