KORCE

Tërmeti i mbrëmjes së djeshme në rajonin e Korçës la qindra banorë jashtë, si pasojë e banesave të dëmtuara. Gjysma e banorëve kanë kaluar natën jashtë nëper kasolle dhe mjete private. Ndërkaq vetëm në fshatin Vidohovë, sipas asaj që raporton gazetarja Lorena Kodra të paktën 50 banesa rezultojnë të dëmtuara, 4 prej të cilave në gjendje të pabanueshme. Në një tjetër fshat në Korçë, në Qafëzez, situata nuk paraqitet më mirë. 67 objekte rezultojnë të dëmtuara, gjysma e të cilave me dëmtime serioze.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa për banorët janë ngritur vetëm 5 çadra. Në një prononcim për “Balkan Web”, banorët kanë zbuluar terrorin nga mbrëmja e djeshme.
“Nuk kemi marrë ndihma, 5 çadra nuk mjaftojnë. Kemi patur frikë mbrëmjen e djeshme nuk kemi fjetur”, janë shprehur banorët.


Banorët që janë vendosur në çadra ankohen për kushtet dhe mungesën e ndihmave ushqimore. “Në çadra nuk ka energji elektrike. Disa prej banorëve flenë pertokë pasi mungojnë krevatet. Dy krevate për 8 persona. Jemi të semurë, nuk mund të vazhdojmë të qëndrojme në cadra. Moti ështe i ftohte dhe me rreshje. Duam ndihmë nga shteti, të marrin masa për të riparuar shtëpitë. Kerkojmë ndihma ushqimore pasi jemi në vështiresi ekonomike dhe na është hequr asistenca.”-u shprehen banorët.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb