KORCE

Pas tërmeteve të regjistruara në rajonin e Korçës, gjatë ditës së djeshme Ministria e Mbrojtjes jep edhe bilancin real të dëmeve. Sipas ministrisë,  nga lëkundjet e tërmetit janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave rezultojnë të pabanuara.

Mësohet ndër të tjera se 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhë FA, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzës.

Ne Floq funksionon shërbimi shëndetësor në 24 orë. Ndërkaq janë furnizuar me ushqime dhe ujë banorët dhe janë siguruar në zonat e prekura me forca policore. Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb