KORÇË

Në Njësinë Administrative Miras në fshatin Vidohovë të Korçës janë dëmtuar gjithsej 20 banesa. Nga lëkundjet e forta të tërmetit të ditës së sotme janë çarë mure dhe kanë rënë suva të shtëpive të vjetra.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra  raporton se 20 familjet e dëmtuara kanë nevojë urgjente për strehim, pasi në të kundërt do të mbeten në qiell të hapur.

Administratori bashkë me punonjësit e njësisë Miras vijojnë të ndjekin nga afër situatën në zonë, ndërsa kanë apeluar që t’iu vihet në ndihmë  një orë e më parë banorëve  të dëmtuar.

Prefektura e qarkut të Korçës njoftoi më herët se janë dëmtuar 60 banesa, ndërsa katër persona kanë marrë plagë të lehta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb