KORCE

Zhvendosja e tregtarëve në markatën e re ka pasur mospëlqimin e tyre përsa i perket tregut dhe tarifës. Kaq ka mjaftuar që mëngjesin e kësaj të marte tregtarët të protestojnë përpara bashkisë. Ata kundershtojnë tarifat e vendosura nga bashkia për vendet e tregtimit pasi sipas tyre nuk i përballojnë dot me tregun aktual.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vendet fillojnë prej 8000 deri në 1000 leje të reja në muaj, por kjo tarifë për tregtaret është e lartë dhe nuk e justifikon xhiron.
Ndërkaq tregtarët ankohen për konkurencën jo të ndershme, ata ngritën zërin kundër tregtarëve të cilet e vazhdojnë aktivitetin e tyre në kushte të tjera dhe në tarifa shumë herë më të ulta se ata. Duke kërkuar uljen e tarifës, largimin e tregtarëve nga pazari i vjetër dhe zhvendosjen e shumicës larg tyre, protestuesit thanë se në rast mosplotësimi të kërkesave markata do të vijoje e mbyllur duke vazhduar protestën. I menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkisë, Sotiraq Filo, i cili ftoi tregtarët t’i bashkohen për të arrituar një marrëveshje. Takimi zgjati për rreth 2 orë me dyer të mbylluara ndërkohë që kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo në një prononcim për mediat tha se u arrit një marrëveshje për dy kërkesat e tyre ndërsa përsa i perkët tarifës do të ketë një përgjigje shumë shpejt për ta. Ndërkohe theksoi se markata e re do të vazhdojë aktivitetin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb