Policia dhe ekipet e polumbarëve kanë nisur kërkimet në rezervuarin e fshatit Kamenicë, pas dyshimeve se një 54-vjeçar i shpallur i humbur mund të ketë humbur jetën aty.

Shtetasi me inicialet V.L. është raportuar i zhdukur nga familjarët më 26 janar, ndërsa hetimet e fundit kanë çuar në dyshime se ai mund të ketë rënë në rezervuar.

Forcat e rendit dhe ekipet e specializuara janë në terren, duke vijuar operacionin e kërkimit për të zbuluar fatin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb