KORCE

Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin arrest me burg për 54-vjeçarin Nesim Demollarin, i akuzuar si autor i vrasjes së nënës së tij. Autori, Nesim Demollari nuk pranoi krimin para Gjykatës

“Nuk janë të sakta çfarë tha prokurori. Mamanë e gjeta në korridor. E ushqeja unë. Bënte veprime të pandërgjegjshme. Me quante Goni jo Nesim. Dilte nga shtëpia vete, ishte me skleroze,binte dhe rrëzohej vetë. E gjeta midis banjos dhe korridorit të shtrirë.

E cova në dhome. I shërbej prej vitesh. Kishte renë nga divani në kokë. Dy ditë më parë vrau syrin. Nuk e kam vrarë,vdiq vetë. Pasi vdiq mora vëllane në tel.Kam punuar 20 vite në Greqi. Jam i pafajshëm. Të gjykohem i lirë. Dua të punoj,se nuk kam të ardhura.”,- mësohet të ketë dëshmuar ai, para palës gjykuese.

Prokuroria kërkoi masën arrest me burg. Organi i akuzës tha se ka prova që 54 vjeçari e ka dhunuar nënën derisa ajo humbi jetën. Para gjykatës dëshmuan edhe fqinjët e 54-vjeçarit,  të cilët thanë se Demollari e rrahu nënën për 30 minuta.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb