KORCE

Një zjarr ka shpërthyer në kodrat e Dvoranit mesditen e kësaj të diele ndërsa raportohen të ketë edhe dëme.

Sipas banorëve përveç një pjese me pemë shkurre zjarri ka dëmtuar një parcelë me rrush afro 2 dylym. Vatrat e zjarrit në qytetin e Korçës janë kthyer tashmë ne një problem si per banorët ashtu edhe për zjarrfikësit, pasi në qytetin e Korçës raste të tilla janë shtuar shumë diteve të fundit.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zjarret kryesisht mbi qytetin e Korçës ose e thënë ndryshe në kodra,kanë perfshirë sipërfaqe të tera edhe me pemë të sapombjella. Një rast i tillë është shënuar ditë më parë, ndersa sot ndodhi e njëjta situatë.

Ndërhyrje të mjeteve zjarrëfikse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit por demet janë të pa rikuperueshme, kjo sipas dëshmive të vet banoreve.

Shkaku i rënies së zjarreve masive që kanë përfshire këto ditë kryesisht kodrat e qytetit nuk janë bërë të njohura por policia e përfshire në të gjitha rastet e ngjarjeve pritet të zbardhin rrethanat nëse këto zjarre janë të qëllimshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: