Uilliam Kordeiro Melo është prezantuar mesditën e sotme si përforcimi i parë për sezonin 2019-2020 te Partizani. Anësori brazilian ka ndarë me ndjekësit e tij emocionin e aventurës së re që e pret me klubin kryeqytetas, ndërsa premton se do të fitojë tituj të tjerë me kampionët në fuqi të superligës.


Kordeiro 3
Kordeiro 3

“Jam shumë i lumtur. Falënderoj Zotin për këtë mundësi por njëkohësisht falënderoj familjen, shokët dhe sidomos djalin tim. Dua të falënderoj menaxherin tim që gjithmonë më ka vëzhguar dhe ka besuar te aftësitë e mia. Dua të falënderoj Partizanin për besimin që ka treguar te puna ime dhe jam i sigurt se do të kemi një sezon të suksesshëm. Erdha për të ndihmuar këtë klub që të fitojë sa më shumë tituj”, lexohet në postimin e brazilianit.


(Balkanweb)