NGA JULIANA KNEZI*
*Kreu i HWPL: Ky moment i rëndësishëm nuk do të harrohet kurrë në historinë e njerëzimit

Në Seul të Koresë së Jugut është mbajtur këtë të hënë Ceremonia e Deklarimit të Paqes dhe Ndalimin e Luftës së organizuar nga Aleanca Botërore për Paqen Ndërfetare (HWPL). Në këtë ceremoni, morën pjesë një numër i madh personash, figura ndërkombëtare dhe krerë shtetesh, përfshirë dhe përfaqësues ligjorë dhe të medias. Që prej inagurimit zyrtar të saj në Shtator 2015, Aleanca Botërore për Paqen Ndërfetare ka kontribuar në zhvillimin e draftit për Deklarimin e Paqes përmes diskutimeve dhe konferencave.

Anëtarë të Aleancës, me një qëllim të qartë për ndalimin, kanë punuar pa pushim për të zhvilluar draftin e Deklarimit të Paqes dhe Ndalimit të Luftës, i cili u prezantua publikisht vetëm gjashtë muaj pas inagurimit të Aleancës. Kreu i Aleancës, z. Man Hee Lee, i cili prezantoi nenet e draftit në fjalë, u shpreh: “Jemi mbledhur sot këtu për të përmbushur dëshirat kolektive të të gjithë njerëzimit. Ky moment i rëndësishëm në këtë vend të rëndësishëm nuk do të harrohet kurrë në historinë e njerëzimit, pasi Deklarimi i Paqes dhe Ndalimit të Luftës do të bëhet publik. Të gjithë qytetarët e kësaj botë të bashkohen për të njohur dhe nxitur Deklarimin e Paqes për të përqafuar një periudhë të re dhe plot paqe”. Në elementët kyç të deklarimit përfshihen ndalimi i kërcënimeve dhe përdorimit të forcës, liria e besimit dhe pëhapja e kulturës për paqe. Deklarimi i Paqes është një mjet i fuqishëm dhe inovator për shkatërrimin e të gjitha mjeteve që ndikojnë në nisjen e luftës dhe konfikteve të armatosura, dhe ka një qëllim thelbësor që është paqja. Gjatë ceremonisë, u mbajtën fjalime urimi nga Ministri i Drejtësisë së Palestinës Ali Abu Diak, Ministrja e Drejtësisë së Libanit Alice Chaptini, nga Presidenti i Gjykatës Supreme të Apelit të Afrikës së Jugut Lex Mpati etj.

Sakaq, edhe kryetarja e Grupit Ndërkombëtar të Grave për Paqe, ( IWPG) znj. Nam Hee Kim mbajti një fjalim ku u shpreh: Sapo të shpallet sot Deklarimi i Paqes dhe Ndalimit të Luftës, të rinjtë dhe gratë në të gjithë botën do t’i bëjnë menjhëreë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur këtë Deklarim, qëllimi i së cilës është shkatërrimi i potencialeve që shkaktojnë konflikte, çka do të rezultojë të trashëgiminë e përjetshme për brezat e ardhshëm”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: