Zyra e Prokurorisë kërkoi 30 vjet burg për ish-presidenten e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, për ryshfet, shpërdorim të pushtetit dhe vepra të tjera penale në rastin e korrupsionit, gjë që çoi në rënie të ndjeshme të popullaritetit të saj si presidente e parë femër e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më vonë gjatë ditës, pritet që Gjykata e Qarkut në Seul të përcaktojë datën në të cilën do të shpallë vendimin dhe dënimin e mundshëm nëse Park do të dënohet.

Nëse gjykata e shpall fajtore, Park do të bëhet udhëheqësja e tretë e Koresë së Jugut që do të dënohet. Dy të mëparshmit ishin ish-gjeneralë ushtarakë të përfshirë në grushtin e shtetit të vitit 1979 dhe masakrën e vitit 1980 ndaj civilëve.

Park nuk mori pjesë në seancën e sotme gjyqësore. Pas protestave masive nga miliona qytetarë dhe akuzave nga deputetët në dhjetor 2016, Park u shkarkua zyrtarisht nga detyra në mars 2017 dhe u arrestua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: