KORE E JUGUT- Në Korenë e Jugut ka vdekur një tjetër pacient i prekur nga Sindromi Respirator i Lindjes së Mesme (MERS), duke e çuar kështu në 19 numrin e përgjithshëm të vdekjeve që kur është shfaqur ky virus një muaj më parë.

Zyrtarët në Korenë Jugore kanë raportuar edhe për raste të reja me MERS, ku më shumë se 5500 persona janë në karantinë.

Ndërkohë, është shënuar viktima e parë në Europë nga ky virus. Një 65-vjeçar nga Gjermania ishte infektuar gjatë një udhëtimi në Abu Dhabi.

Virusi MERS i cili prek rruget e frymemarrjes fillimisht u përhap në Lindjen e Mesme, dhe për të nuk ka vaksinë.

Ndërkaq, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga ky virus vdesin 36% e të infektuarve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb