KORE E VERIUT- Kim Jong-un ekzekuton shefin e ushtrisë së Koresë së Veriut me akuzën e korrupsionit. Gjenerali Ri Young-gil kishte qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të regjimit të Kim Jong-un që prej gushtit të vitit 2013.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, që citon burime “familjare me ministrin e jashtëm të e Koresë së Veriut”, General Ri u ekzekutua këtë muaj dhe u përball me akuzat për “përfitime personale”.

Asnjë zyrtar i Koresë së Veriut nuk e konfirmon lajmin, raporton edhe Reute s, duke iu referuar burimeve të veta, që nuk kanë pranuar të identifikohen, por që kanë deklaruar lajmin e ekzekutimit.

Ky nuk është ekzekutimi i parë me urdhër të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe është një nga spastrimet e profilit të lartë në Korenë e Veriut, që nga koha kur Kim Jong Un urdhëroi ekzekutimin e xhaxhait të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: