Media shtetërore e Koresë së Verit e ka cilësuar vizitën spontane të presidentit amerikan Donald Trump në Korenë e Veriut, përkatësisht në zonën e cmilitarizuar në kufirin mes dy Koreve, si një ngjarje fantastike.

Të dielën, Trump u shndërrua në Presidentin e parë amerikan që shkel në tokën e Koresë e Veriut i shoqëruar nga lideri i vndit komunist Kim Xhong Un. Trump shkroi fillimisht në Twitter nëse Kim Jong Un do të dëshironte të takohej me të teksa Presidenti Amerikan ishte në Korenë e Jugut.

Këtë të hënë, media shtetërore e Koresë së Veriut bëri një mbulim të gjerë të takimit të paprecedentë, pasi ndodh shumë rrallë që koreano-veriorët të njoftohen për lajme ndërkombëtare. Për vite me rradhë media e vendit komunist e ka cilësuar SHBA-në si armikun më të urryer, njofton agjencia e lajmeve BBC.

Negociatat për programin bërthamor shumë të diskutuar të Koresë së veriut kanë ngecuar që prej samitit të ndytë mes Donald Trump dhe Kim Xhong Un i cili përfundoi pa një marrëveshje ne muajin shkurt. Pas bisedimeve të dielën, dy liderët konfirmuan miqësinë e tyre dhe u shprehën se bisedimet do të vijojnë përmes skuadrave negociuese. Kritikët e kanë cilësuar takimin me sdy liderëve si një teatër politik i cili nuk të con drejt një progresi thelbësor sa i përket mundësisë që Korea e Veriut të heqë dorë nga armët bërthamore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb