Korea e Veriut ka reaguar pas vendosjes së luftanijeve amerikane në afërsi të gadishullit korean duke thënë se, do të mbrohen me forcën e fuqishme të armëve. Agjencia shtetërore koreane e lajmeve KCNA, duke cituar Ministrinë e Jashtme Koreane shkruan se kjo lëvizje e SHBA­ është e pamenduar mirë dhe se situata është serioze.
“Ne bëjmë me përgjegjësi SHBA­, për pasojat katastrofike të shkaktuara nga veprimet e saj të egra. DPRK është e gatshme të reagojë në çdo mënyrë lufte që do SHBA­”, thuhet në deklaratën e Ministrit të Jashtëm korean.
Vendosja e luftanijeve në afërsi të gadishullit korean ka për qëllim ruajtjen e gatishmërisë në rajon thuhet nga Komanda Amerikane e Paqësorit. Gjithashtu presidenti Trump ka thënë se SHBA është e gatshme të përballet me kërcënimin bërthamor që vjen nga Korea e Veriut. Korea e Veriut ka kryer disa lëshime raketash dhe kjo ka çuar në marrjen e vendimit nga SHBA për dërgimin e luftanijeve pranë gadishullit korean.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: