Pastrim i rrugëve nga qytetarë e nxënës, varfëri që në rroba e deri në ndërtesa, foto apo monumente të udhëheqësve që bien në sy nga larg janë shumë pak nga Korea e Veriut e izoluar. Kim Jong nuk ka dëshirë që vendi i tij të fotografohet me këto detaje. Ai do madhështinë, por fotografi Michal Hunieëicz guxon dhe ka sjellë pikërisht të kundërtën. Ai mbërriti vitin e kaluar në Korenë e Veriut nga Kina dhe u ndal në jetën e përditshme të koreano-veriorëve.

Disa i fotografoi në fusha duke punuar, të tjerët duke pastruar kryeqytetin. Ndodhte gati cdo ditë kjo gjë.

Por për shqiptarët nuk janë imazhe të panjohura. Ndërsa shohin këto foto shumëkush prej atyre që kanë përjetuar vitet para ’90-ës mund të shprehen me gojën plot se kështu ka qenë Shqipëria komuniste. Ndryshimi i vetëm mbase godinat shumëkatëshe që mungonin, pjesa tjetër është adoptuar tërësisht në Korenë e Veriut.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: