Zjarrfikësit janë në një betejë të pandërprerë me kohën për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe pasuritë në Korenë e Jugut, përballë flakëve që janë quajtur ndër më të mëdhatë në historinë e vendit. Deri tani, të paktën 27 persona kanë humbur jetën, shumica e tyre të moshës 60-70 vjeç.

Zyrtarët lokalë raportojnë se dhjetëra mijëra persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve që shpërthyen më 21 mars në juglindje të vendit. Dëshmitarët kanë përshkruar pamje dramatike ku flakët përfshijnë gjithçka, duke lënë pas çdo gjë të djegur.

Autoritetet mendojnë se ndoshta ndonjë njeri mund të ketë shkaktuar shpërthimin e parë të flakëve, por erërat e fuqishme dhe kushtet e thata kanë mundësuar përhapjen e shpejtë të zjarrit. Erërat gjithashtu kanë bërë që të jetë shumë i rrezikshëm përdorimi i helikopterëve për shuarjen e flakëve, dhe një prej tyre u rrëzua gjatë operacionit të mërkurën.

Po ashtu, zjarri ka shkatërruar një tempull të lashtë 1300-vjeçar në qytetin Uiseong dhe tani kërcënon edhe pasuri të tjera të rëndësishme kulturore në jug të Koresë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb