Policia e Koresë së Jugut shtoi hetimet për tragjedinë e Boeing 737-800 që vrau 179 persona, duke bastisur zyrat e Jeju Air dhe kompaninë që operon Aeroportin Ndërkombëtar Muan të enjten.

Avioni, me 181 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit që fluturonte nga Tajlanda në Korenë e Jugut, dha një sinjal shqetësimi dhe bëri një ulje emergjente përpara se të përplasej me një mur betoni në fund të pistës, duke lënë vetëm dy të mbijetuar, dy stjuardesa. Kërkimet dhe konfiskimet materiale u kryen në aeroportin Muan, zyrat rajonale të aviacionit në qytetin jugperëndimor, si dhe selinë e Jeju Air në Seul, tha policia.

Në të njëjtën kohë, policia e Koresë së Jugut e ndaloi CEO të Jeju Air Kim E-Bae të largohej nga vendi.

“Policia synon të përcaktojë shpejt shkakun dhe përgjegjësitë e aksidentit, në përputhje me ligjin dhe autoritetet”, thuhet në njoftimin përkatës për AFP. Në aeroportin Muan, ushtarët, policia dhe hetuesit specialë vazhdojnë të hetojnë në vendin e rrëzimit e avionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb