Koreja e Jugut dhe SHBA-ja zhvilluan për herë të parë stërvitje të përbashkët me mjete ajrore pa pilot (UAV-dron), transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “Yonhap” thuhet se një deklaratë me shkrim është bërë nga Forcat Ajrore të Koresë së Jugut në lidhje me stërvitjen. Në deklaratë theksohet se të dy vendet zhvilluan për herë të parë stërvitje të përbashkët me dron.

Më tej bëhet e ditur se në stërvitje u përdor një dron zbulues i Koresë së Jugut me emrin “RQ-4B Global Hawk” dhe një dron sulmues amerikan “MQ 9 Reaper”, si dhe u përdor “municioni inteligjent” i emërtuar GBU-38.

Stërvitja u zhvillua nën skenarin e goditjes së burimit të një provokimi armik dhe se droni i Koresë së Jugut mblodhi të dhëna për objektivat e paraqitura dhe i ndau ato me dronin amerikan. Gjithashtu vu re se “MQ 9 Reaper” gjithashtu goditi objektivat përkatës.

Një burim me njohuri për stërvitjen në një deklaratë për “Yonhap” ka deklaruar se stërvitja nuk ishte planifikuar të njoftohej për publikun në fazën e parë, por u njoftua si një “paralajmërim” për Phenianin pas testit të raketës balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut lëshoi ​​dje një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) në Detin e Japonisë (Detin Lindor).

Lloji i ri i raketës balistike ndërkontinentale “Hwasong-19” i lëshuar nga Veriu vlerësohet të ketë “kohën më të gjatë të fluturimit” ndër raketat që ajo ka lëshuar deri më sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb