Koreja e Veriut dërgoi balona me mbeturina në Korenë e Jugut sot, tha ushtria e Jugut, duke thënë se do të hakmerrej me transmetime propagandistike “në shkallë të plotë”.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se veprimet e Phenianit që përshkallëzojnë tensionet pranë kufirit mund të kenë pasoja fatale, duke shtuar se regjimi i Koresë së Veriut do të jetë i vetmi përgjegjës.

“Siç e kemi paralajmëruar shumë herë, ushtria do të kryejë transmetime me altoparlantë në shkallë të plotë në të gjitha frontet duke filluar nga ora 13:00 sot,” tha shtabi i përgjithshëm ushtarak i Seulit.

Që nga muaji maji, Koreja e Veriut ka dërguar mijëra tullumbace që mbanin thasë plot plehra përtej kufirit. Pheniani pretendoi se ishte një fushatë hakmarrjeje për dërgimin nga aktivistët e Koresë së Jugut të balonave që mbanin fletëpalosje kundër liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, USB me video muzikore dhe seriale televizive nga Koreja e Jugut, si dhe dollarë amerikanë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb