Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi tajfuni Mitag ka përshirë Korenë e Jugut me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta të enjten. Stuhia ka goditur pjesët jugore të shtetit në orët e vona të së mërkurës, duke ngritur shqetësime për vërshime dhe duke nxitur shembje të tokës në zonat e prekura.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se nëntë persona kanë vdekur , mirëpo numri pritet të rritet pasi dhjetëra persona janë të zhdukur.  Më shumë se 1,000 shtëpi janë dëmtuar dhe më shumë se 1,500 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre paraprakisht, ka thënë  ministria

Mitag është tajfuni i 18-të për të cilin është raportuar këtë vit dhe i shtati që ka prekur Gadishullin Korean.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb