Ushtria e Koresë së Jugut ka lëshuar dy raketa paralajmëruese kundër një avioni rus që ka hyrë dhe ka shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Ministria koreanojugore e Mbrojtjes njoftoi se “sistemi kundërajror ka detektuar tre avionë rusë pranë kufirit ajror, ndërsa njëri prej tyre ka hyrë thellë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut”.

Agjencia koreanojugore e lajmeve Yonhap raporton se “forcat e Koresë së Jugut kanë shkrepur raketa paralajmëruese për të zmbrapsur avionin rus”.

Nga ana tjetër Rusia mohon akuzat e Koresë së Jugut për shkelje të hapësirës së saj ajrore. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb