Në Korenë e Jugut është zhvilluar një maratonë madhështore për paqen. Mijëra njerëz kanë marshuar kilometra të tëra, teksa bëjnë thirrje për një ligj të përbashkët për paqen në të gjithë botën. Maratona e paqes është organizuar nga organizata jo qeveritare për Paqe dhe Kulturë Hyjnore (HWPL), e cila gjashtë vite më parë, shpalli Deklaratën e Paqes dhe Ndalimin e Luftës (DPCW), e firmosur nga mijëra vetë kudo në botë.

Në bazë të kësaj Deklarate adresohen parimet e zgjidhjes së konflikteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për ndërtimin e paqes, siç është respektimi i të drejtës ndërkombëtare, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve dhe përhapja e kulturës së paqes.

Kreu i HWPL Man Hee Lee është shprehur se DPCW përshkon vullnetin e qytetarëve në të gjithë botën për tu bërë një nëpërmjet paqes. Kjo Deklaratë i bën thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë për ndërtimin e paqes, në mënyrë që të mos ketë më prodhime të armëve që vrasin jetë dhe të mos ketë më pushtime të vendeve të tjera. Teksa udhëheqësit kombëtarë mbështesin 10 artikujt dhe 38 klauzolat e DPCW dhe fetë harmonizohen për paqen, komuniteti global mund të marrë rrugën drejt saj”, është shprehur më tej ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Young Min Chung, Drejtor i Përgjithshëm i Grupit Rinor Ndërkombëtar për Paqe (IPYG), një organizatë që drejton “Fushatën e Letrave të Paqes” në mbarë botën, është shprehur: “Shumë njerëz janë të pranishëm këtu pasi, besojnë tek Deklarata e Paqes dhe se kjo shpresë mund të realizohet. Kemi marrë shumë mbështetje në nivel kombëtar si dhe mbështetjen e qytetarëve në të gjithë globin”.

Sipas organizatës HWPL, DPCW thekson rolin e qytetarëve si bërthama më e rëndësishme paqeruajtëse dhe është kuptimi i maratonës së paqes për të treguar zërin kolektiv të qytetarëve në botë që vullnetarisht përcjellin mesazhin e paqes.

Ky event u ndoq edhe nga Grupi Ndërkombëtar i Paqes për Gratë (IWPG), i cili bëri thirrje për të mbështetur Deklaratën në kuadër të paqes në botë.
Deri më tani Deklarata e Paqes dhe Ndalimi i Luftës (DPCW) është firmosur përkatësisht nga 1.3 milionë qytetarë dhe këto nënshkrime iu janë dërguar liderëve të 192 vende nga të cilët priten përgjigje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb