Qeveria e Koresë së Jugut ka miratuar një mocion për të pezulluar një pakt ndër-korean të reduktimint të tensionit të vitit 2018, një hap që do ta lejonte atë të merrte përgjigje më të ashpra ndaj provokimeve të Koresë së Veriut.

Propozimi u miratua në një mbledhje të kabinetit një ditë pasi Këshilli i sigurisë Kombëtare presidenciale vendosi një propozimin të tillë në rendin e ditës së një takimi. Mocioni do t’i dërgohet presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol për nënshkrim, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Zhvillimi erdhi pasi armiqësitë midis dy fqinjëve u rritën ndjeshëm pasi Koreja e Veriut lëshoi balona me mbeturina përtej kufirit në reagim ndaj fushatave të mëparshme të publikimit të civilëve të Koresë së Jugut

Në nëntor 2023, në përgjigje të lëshimit të satelitit zbulues Malligyong-1 nga Koreja e Veriut në orbitë, Koreja e Jugut pezulloi pjesërisht marrëveshjen ushtarake ndër-koreane të vitit 2018 që synonte uljen e tensioneve në Gadishullin Korean dhe në veçanti rivendosjen e aktiviteteve të zbulimit pranë ushtrisë. Pheniani njoftoi vendimin e tij për të rivendosur të gjitha masat ushtarake të pezulluara sipas marrëveshjes ushtarake ndër-koreane të vitit 2018.

Marrëveshja ushtarake e arritur gjatë një epoke jetëshkurtër të pajtimit mdis Koreve kërkon që të dy vendet të pushojnë të gjitha aktet armiqësore kundër njëri-tjetrit në zonat e tyre kufitare, si stërvitjet ajrore dhe lufta psikologjike.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb