Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të ndalet. Kim Jong Un vijon të kryejë të tjera testime raketash gjatë këtij viti për të kërcënuar SHBA-në.

Lajmin e bëri të ditur Agjensia Kombëtare koreano-jugore e Inteligjencës e cila raporton se vendi diktatorial duket të ketë kryer një testim me raketa së fundmi, nisur nga lëvizja e shpejtë e mjeteve pranë pikave të njohura të testimit.

Sipas agjencisë, mundësia për lëshimin e të tjera raketave balistike gjatë vitit është e lartë, pasi Peniani nuk e ka fshehur planin për zhvillimin e një rakete që mund të mbërrijë deri në kontinentin amerikan.

Por ambiciet e Penianit shtrihen përtej raketave me bazë në tokë, teksa një ditë më parë, imazhe të reja satelitore tregonin se vendi po zhvillon një nëndetëse me kapacitet bërthamor.

Por ekspertët vlerësojnë se kjo përpjekje e re e Koresë së Veriut për të zgjeruar arsenalin e programit bërthamor zbehet në krahasim me fuqinë detare të Shteteve të Bashkuara. Peniani vijon të investojë miliona në këtë drejtim dhe e sheh programin e armëve si një mburojë të nevojshme kundër planeve të SHBA për pushtimin e vendit.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: