Organizata jofitimprurëse për paqe dhe Kulturë Hyjnore (HËPL) në Korenë e Jugut ka organizuar një event të veçantë duke shkruar mesazhe paqeje me rastin e pesë vjetorit të Samitit të Paqes Botërore.  Në këtë event morën pjesë rreth 200 mijë anëtarë, disa prej të cilëve pjesë e organizatave të tjera të këtij lloji si IËPG dhe IPYG.


Ky Samit u zhvillua në Seul, Dae-jeon, Gwang-ju, Jeon-ju dhe Busan dhe gjithashtu përfshiu 145 vende të tjera në botë, mes tyre edhe Shqipëria,  me moton “Ligji Ndërkombëtar i Paqes, Legjislacioni i Paqes”. Këtë vit, tema kryesore e organizatës HWPL është “Projekti i ligjit për paqen, për ndërprerjen e luftës dhe për të marrë pjesë në fushatën e Ligjit për Paqen.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Organizata jofitimprurëse IWPG është e regjistruar ne Kombet e bashkuara me ‘statusin e veçantë konsultativ’. IWPG mbështet projektet e paqes kudo në botë dhe përpiqet për ta kthyer paqen në realitet sidomos për vendet në konflikt. HWPL, IWPG dhe IPYG organizojnë çdo vit evente të tilla siç është edhe maratona e paqes ku marrin pjesë një numër i madh personash.


Një event i tillë shërben edhe si pikëtakimi për të gjithë ata qytetarë, që kanë dëshirë të japin para për komunitet e tyre lokale. Qëllimi i HËPL-së është vendosja e një ligji ndërkombëtar të përbashkët për paqen në funksion të ndalimit të luftërave në botë.

Gazetare, Juliana Knezi