Një student  në një  shkollë në  Cheongju, në Korenë e Jugut, sulmoi me thikë stafin e shkollës këtë mëngjes, duke plagosur gjashtë persona përpara se të tentonte të kryente vetëvrasje duke u hedhur në një rezervuar afër shkollës.  Ngjarja ndodhi në një klasë rreth orës 8:41 të mëngjesit me orën lokale, kur një nxënës me “nevoja të veçanta”, i regjistruar në vitin e dytë dhe duke ndjekur një klasë të rregullt, sulmoi me thikë stafin e shkollës.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Chungbuk, drejtori i shkollës, një zyrtar administrativ dhe një punonjës i objektit pësuan lëndime në gjoks, bark dhe shpinë. Ata u transportuan në spital.
Persona të tjerë, përfshirë edhe autorin, pësuan lëndime të lehta dhe u dërguan në qëndra shëndetësore.

Të gjithë të lënduarit mësohet se janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb