Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka akuzuar Ukrainën se po kërkon armë bërthamore, sipas mediave shtetërore.
Kim Yo Jong tha se një peticion pro-bërthamor ukrainas, i cili ka marrë vetëm 611 nënshkrime ishte një komplot politik nga zyra e Volodymyr Zelenskyy, raportoi KCNA.
Kim, një zyrtare e lartë i Koresë së Veriut, nuk dha asnjë provë për pohimin, i cili duket se bazohet vetëm në një peticion publik të paraqitur në faqen e internetit të zyrës presidenciale të Ukrainës të enjten.
Peticioni pasoi një njoftim nga Vladimir Putin se Rusia planifikon të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje.
Zyrtarët e Kievit nuk e kanë komentuar peticionin deri më tani.
Koreja e Veriut ka krijuar lidhje më të ngushta me Kremlinin dhe ka mbështetur aneksimin e shpallur nga Moska të pjesëve të Ukrainës pasi ajo pushtoi vitin e kaluar.