Koreja e Veriut ka furnizuar Rusinë me mbi 15,800 kontejnerë që përmbajnë municione gjatë një periudhe prej 18 muajsh, duke u shndërruar në një mbështetje kyçe për fushatën ushtarake të Moskës kundër Ukrainës, sipas një analize të re të realizuar nga Qendra OSC dhe agjencia Reuters.

Duke përdorur imazhe satelitore, ekspertët kanë identifikuar të paktën 64 dërgesa që janë bërë nga gushti i vitit 2023 deri në marsin e vitit 2025. Analiza është thelluar edhe më tej përmes përdorimit të pamjeve tredimensionale të anijeve dhe ngarkesave të tyre, nga të cilat vlerësohet se mund të jenë transportuar mes 4.2 dhe 5.8 milionë copë municion.

Në transportin e këtyre ngarkesave u përfshinë katër anije mallrash që operojnë nën flamurin rus: Angara, Lady R, Maria dhe Maia-1.

Raporti thekson se kjo rrjedhë e vazhdueshme e municioneve nga Koreja e Veriut paraqet një sfidë serioze në aspektin strategjik, pasi i jep Rusisë mundësinë të mbajë ofensivën aktive, duke zbehur ndikimin e ndihmës ushtarake që vendet perëndimore po ofrojnë për Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb