Koreja e Veriut njoftoi të ketë kryer një test të ri në Fushën për Lançimin e Satelitëve Sohae.

Akademia e Shkencave të Mbrojtjes e Koresë së Veriut bëri të ditur se bëhet fjalë për një “test të ri kritik” në Fushën e Lançimit të Satelitëve Sohae në lindje të vendit, pa dhënë detaje të mëtejshme për testin, raportoi agjencia zyrtare verikoreane e lajmeve KCNA.

“Rezultatet pozitive të regjistruara në teste do të përdoren për të forcuar parandalimin e besueshëm strategjik të Republikës Popullore Demokratike të Koresë”, thuhet në deklaratën e akademisë.

Javën e kaluar, Koreja e Veriut nga vendi i njëjtë testoi motor raketor me rreze të gjatë veprimi.

Testet ndodhin në kohën kur Pheniani ka rritur presionin ndaj Washingtonit për rifillimin e negociatave për çarmatimin bërthamor me SHBA-në.

Lideri verikorean Kim Jong-un i ka dhënë afat qeverisë amerikane deri në fund të vitit për të paraqitur propozime konkrete për rifillimin e bisedimeve, përkundruazi, Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do t’i vazhdojë testimet bërthamore dhe ato të raketave ndërkontinentale.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb