Koreja e Veriut lëshoi dy predha balisitke nga brigjet verilindore sot në mëngjes në drejtim të Japonisë, sipas Komandës së Shtabit të Përgjithshëm të Korëse së Jugut.

Ky test pason atë të mesit të korrikut, kur tre predha u lëshuan në një distancë nga 500-600 kilometra para se të binin në Detin e Japonisë.

Në japoni ministri i Mbrojtjes, Gen Nakatani ka urdhëruar gjendjen e jashtëzakonshme për trupat e vetëmbrotjes pas lëshimit të predhave balistike koreanoveriore pranë provincës South Hwanghae.

Për momentin nuk ka pasur asnjë dëmtim në territorin japonez, ndërkohë që është mbledhur një task forcë për të zhvilluar analizua më të thelluara në zyrën e kryeministrit Shinzo Abe.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: