KORE E VERIUT

Babai i liderit aktual të Koresë Veriore Kim Jong Un-it ishte një adhurues i pijeve alkoolike. Ai preferonte sidomos konjakun “Hennessy”. Duket se dhe djali Kim është pijedashës, por ndryshe nga i ati, dëshiron uiskin.

Kjo është arsyeja se përse Koreja e Veriut është përshtatur me shijet e Kim Jong Un e prandaj është transformuar në një prodhuese e pijes së njohur me origjinë skoceze. Disa ditë më parë kompania e udhëtimeve që promovon ture në Korenë e Veriut njoftoi se ka në dorë një mostër të uiskit koreanoverior, me etiketën “Samilpo”.

Samilpo është emri i një liqeni në malin e shenjtë Kumgang, i cili njihet si një nga vendet më të bukura në Korenë e Veriut. Sipas kompanisë së udhëtimeve, dizajni i shishes është shumë i ngjashëm me atë të “Johnny Ëalker” dhe ka dy lloje uiskish, me përmbajtje alkooli 40% dhe 42%.

Uiski “Samilpo” pritet të dalë në dyqanet e Penianit gjatë këtij viti, megjithatë blerja e tij do të jetë “mollë e ndaluar” për njerëzit e thjeshtë në vend, pasi çmimi i tij është 15 dollarë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb