Më 14 tetor Bullgaria u bë epiqendra e lajmeve negative për shkak të koreve raciste të tifozërisë së saj në takimin kundër Anglisë, që u bënë shkak për ndërprerjen dy herë të takimit dhe që shkaktuan një revoltë të madhe të opinionit sportiv botëror për këtë sjellje të paparanueshme të bullgarëve. Si pasojë e këtyre veprimeve u dorëhoq menjëherë kreu i federatës bullgare, Borisjal Mihajlov.


Sot UEFA ka dhënë verdiktin e saj pa hetimeve të kryera dhe ka ndëshkuar Bullgarinë. Kështu Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në Nion, ka ndëshkuar Bullgarinë me dy ndeshje pa praninë e tifozëve si dhe ka gjobitur me 84 mijë euro federatën.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb