GREQI– Anija “Blu Sky M” nuk ka asnjë defekt mekanik dhe në bordin e saj nuk u gjet asgjë e dyshimte. Kështu deklaruan autoritetet greke pas inspektimit që bënë në anijen me rreth 700 pasagjerë, që lëshoi sinjalin sot mesditën e sotme në afërsi të Korfuzit. Fillimisht u fol për persona të armatosur që ndodheshin në bordin e anijes, por pas kontrollit të kryer nga roja bregdetare greke, rezultoi se në anije nuk kishte asgjë të dyshimtë. Sipas mediave greke, anija “Blu Sky M” tashmë i është drejtuar brigjeve të Puglias në Itali. Anija “Blu Sky M”, me flamur moldav, ishte nisur nga Turqia me destinacion Kroacinë.


ANIJA LESHON ALARMIN SOS, DYSHIME PER PERSONA TE ARMATOSUR NE BORD


Ora 12:00 – Pa u mbyllur ende tragjedia dhe tmerri i tragetit “Norman Atlantic”, një tjetër alarm SOS është marrë nga Korfuzi. Sipas mediave greke, anija “Blue Sky M” me në bord rreth 700 persona, ndodhet në rrezik dhe ka dhënë sinjalin për ndihmë 3 milje në perëndim të ishullit grek Otos. Drejt anijes u nis një luftanije e marinës, pasi pasagjerët që kanë kërkuar ndihmë kanë pohuar se në anije ka persona të armatosur. Anija me flamur moldav ishte nisur nga Turqia me destinacion Kroacinë, por mbrëmë ka bërë një ndalesë në ishullin grek të Lefkadës, ku dyshohet se është marrë me forcë nga trafikantë të armatosur. 


Kryetari i Bashkisë së Korfuzit, Costas Nikoluzos deklaroi se në anijen që gjendet në vështirësi përgjatë ishullit grek ndodhen imigrantë sirianë, njoftoi faqja greke e internetit Zougla.gr. Mësohet se një fregatë dhe një helikopter i marinës luftarake greke si dhe dy patrulla të policisë së portit mbërritën në vend për të shpëtuar anijen ‘Blue Sky M’ me flamur moldav.  Sipas mediave italiane, anija me flamur moldav është drejtuar drejt brigjeve të Puglias, ndërsa ekuipazhi i anijes “Blu Sky M” ka braktisur mjetin, duke shfrytëzuar disa varka.

(er.nu/m.k/BalkanWeb)